Humbet jetën në Rumani oficeri i kontaktit të Shqipërisë dhe gruaja e tij – TV KLAN

Humbet jetën në Rumani oficeri i kontaktit të Shqipërisë dhe gruaja e tij

Foto: Oficeri Ervin Dervina

Oficeri i Kontaktit të Shqipërisë në Rumani për Policinë e Shtetit, Ervin Dervina 41 vjeç, ka humbur jetën në një aksident automobilistik të ndodhur në shtetin rumun. Bashkë me të humbi jetën edhe bashkëshortja e tij rumune.

Ervin Dervina ishte Oficer i Kontaktit i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC).

Policia shqiptare, e cila ka konfirmuar këtë lajm, thotë se është në kontakt dhe po bashkëpunon me autoritetet rumune për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë ku humbi jetën oficeri shqiptar dhe bashkëshortja e tij. /tvklan.al

Kategori
KronikeLajmet KryesoreTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione