Një mjet shpërthyes i dyshimtë i ka marrë jetën një burri në orët e hershme të mëngjesit sotëm në fshatin Smolicë të Gjakovës në Kosovë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.

“Rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm policia ka marrë informatën për një rast në fshatin Smolicë të Gjakovës. Një person ka humbur jetën nga një shpërthim i një mjeti të dyshimtë që ka ndodhur aty”

, ka thënë përmes telefonit zëdhënësja e policisë për Rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

“Rrethanat lidhur me rastin janë duke u hetuar”

, shtoi policia. /klankosova