Një pacient 90-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i prekur nga COVID-19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese si silikoza, hipertension.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse për të kufizuar përhapjen e COVID-19.

Nga fillimi i epidemisë, 48 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID1-9, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore dhe terapive të mjekimit.

Gjatë 24 orëve të fundit humbi jetën edhe një 34-vjeçare nga Librazhdi, e cila ishte e infektuar me koronavirus dhe vuante nga disa sëmundje të tjera. /tvklan.al