Një 59-vjeçar shqiptar ka humbur jetën gjatë punës në Itali. Viktima është Bashkim Toska, raporton media italiane Ansa.

59-vjeçari kishte pësuar aksident në punë ditën e mërkurë duke mbetur i plagosur rëndë, por fatkeqësisht ndërroi jetë në spital mbrëmjen  e së premtes.

Sipas mediave italiane, Bashkim Toska u godit në kokë nga pllakë hekuri në një kantier ndërtimi në zonën e Limone në provincën Cuneo, ku po ndërtohen banesa të reja.

Autoritetet italiane nisën një hetim për kushtet e sigurisë në punë. Sipas Ansa, që prej fillimit të vitit, në provincën Cuneo kanë humbur jetën 4 persona nga aksidentet në punë. /tvklan.al