Humbet jetën punëtori shqiptar në Itali

Humbet jetën punëtori shqiptar në Itali

08:55 24/01/2019

Një shqiptar ka humbur jetën duke punuar në Buccinasco të Italisë. Viktima është një 31-vjeçar, por identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Sipas mediave italiane, punëtori shqiptar pësoi djegie të rënda në fytyrë. Ai ishte angazhuar në ndërtimin e një sistemi elektrik, kur papritur një shkëndijë elektrike shkaktoi zjarr në kabinë.

31-vjeçari u dërgua në spital por fatkeqësisht mjekët nuk mundën të bënin asgjë për të. Ai ndërroi jetë pasi kishte pësuar djegie të rënda në fytyrë. Ndërsa në vendngjarje u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të bërë të mundur shuarjen e flakëve që u shkaktuan si pasojë e shkëndijës elektrike.

/tvklan.al

Të ngjashme
UKT