Një pushues ka humbur jetën pasi u fut në det. Ngjarja ka ndodhur në Shëngjin të Lezhës mëngjesin e sotëm. 78-vjeçari me iniciale B.M. u ndje keq pasi hyri në det.

Ai u transportua me urgjencë për në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë në ambulancë.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë të paqarta, teksa policia është duke hetuar rastin. /tvklan.al