Një punëtor shqiptar në Greqi ka humbur jetën për shkak të një aksidenti në punë. Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi në Fthiotida gjatë paradites.

Emri i të ndjerit nuk është bërë i ditur, por shtypi shkruan se punëtori shqiptar po punonte në çatinë e ndërtesës së një shtëpie, kur një pjesë u shemb dhe u rrëzua.

Shqiptari u dërgua menjëherë në spitalin e qytetit të Lamias, por për fat të keq nuk mundi të shpëtonte. Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa policia nisi hetimet për këtë ngjarje. /tvklan.al