Itali- Një shqiptar rreth 50 vjeç është përplasur për vdekje teksa ka qenë duke kaluar rrugën.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në komunën Monteprandone, Ascoli në Itali.

Sipas mediave italiane, shqiptari ka qenë duke ecur në zonën industriale në momentin që është përplasur nga një automjet tip “FIAT” .

Përveç ambulancën në vendngjarje ka mbërritur dhe një helikopter, por ishte e kotë, pasi ai kishte ndërruar jetë.

Nuk bëhet ende i ditur identiteti i shqiptarit, që humbi jetën pasditen e së shtunës./tvklan.al