Debutim zhgënjyes i trajnerit Ten Hag

Erik ten Hag pati një debutim të hidhur me Manchester United. Djajtë e kuq i mundën në shtëpi 2 – 1 nga Brighton. Loja e miqve ishte më efektive dhe kjo u pa te golat e realizuar që në pjesën e parë.

Gross shënoi në minutën e 30’ dhe të 39’. Ten Hag e nisi takimin me Ronaldo në stol, por edhe pasi hyri në fushë si zëvendësues nuk arriti të realizonte. Lojtarët e Manchester United festuan pas një autogoli të Mac Allister në minutën e 68’, por nuk mjaftoi për të dalë me pikë nga ndeshja.

Manchester City fitoi me rezultatin 2 – 0 sfidën në fushën e Ëest Ham. Për ekipin kampion në fuqi realizoi Haaland me penallti në pjesën e parë dhe në të dytën pas një aksioni të shpejtë të lojtarëve të City. Liverpool barazoi të shtunën 2 – 2 në fushën e Fulham.

Tv Klan