Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Prej tre ditësh 65-vjeçari Petro Kosta është larguar nga familja e tij, e cila deri në këto momente nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjen e tij. Prej ditës së premte, 65-vjeçari që vuan nga skleroza dhe një humbje e orientimit të theksuar nuk është parë nga askush në Gjirokastër, qytet ku ai jeton.

Petro Kosta njihet në Gjirokastër, si një intelektual që është diplomuar për regjisurë dhe ka drejtuar për një kohë të gjatë teatrin dhe pallatin e kulturës së këtij qyteti.

“Problemi është se ai është i sëmurë me sklerozë dhe ka probleme të humbjes së orientimit, probleme të theksuara me kujtesën dhe kërkojmë që kush ka informacion të njoftojë menjëherë”./tvklan.al