El Clasico e parë në Montjuic nuk i solli fat Barcelonës. Nën sytë e Rolling Stones, kalatalasit u mundën nga Real Madrid, me dy golat e Jude Bellingham.  Por nëse rezultati sjell pakënaqësi, ndeshja më e pritur në La Liga spanjolle i solli 7.6 milionë Euro klubit Blaugrana, ekskluzivisht nga shitjea e biletave. 

Përballja u ndoq nga 50,112 shikues dhe pasi një vlerë ekonomike më shumë se 60% të ndeshjeve të luajtura në Camp Nou sezonin e kaluar. Çmimi i biletave për të parë ndeshjen e madhe mes Barcelonës dhe Real Madridit varionte nga 249 Euro katin e dytë dhe dy tribunat pas porte, deri në 495 për vendet më të mira në tribunën qendrore. 

Në klubin e Barcelonës janë të kqnaqur edhe pse gjithësei shuma e arkëtuar nga ndeshja me real madrid nuk ndikon shumë në bilancin negative prej rreth 400 milionësh. Për shkak të transferimit nga Camp Nou në stadiumin tjetër të qytetit Montjuic, Barcelona do të ketë ulje të të ardhurave nga 1.2 miliardë vitin që shkoi në 859 milionë këtë sezon.

Tv Klan