Anglia humbi mundësinë për ta fituar një kampionat Europian, mirëpo për “3 luanët” një nga lojtarët më të mirë ishte Raheem Sterling. E pavarësisht disfatës Sterling nuk ka kursyer kujdesin për veten.

Ai është fotografuar duke shijuar pushimet në një jaht në një udhëtim në Ibiza.

Futbollisti i Manchester City shoqërohej nga bashkëshortja e tij Paige Milian dhe kishin marrë me vete dy djemtë Thiago dhe Thai-Cruz.

Bashkë me ta ishte edhe vajza 9-vjeçare e Sterling, Melody, e cila është fryt i dashurisë që futbollisti pati në një lidhje të mëparshme.

Sterling është filmuar duke kryer zhytje dhe duke shijuar një gotë shampanjë./tvklan.al