Humbi gruan dhe 3 fëmijët, babai nuk kthehet dot në shtëpi

Humbi gruan dhe 3 fëmijët, babai nuk kthehet dot në shtëpi

13:58 05/07/2019 "Humba bashkëshorten Carole, tre fëmijët e mi, Ryan, Kelly dhe Ruby, si dhe vjehrrën. Ndihem kaq vetëm. Shoh njerëzit e tjerë, i shoh me fëmijët e tyre duke luajtur jashtë dhe unë nuk mund të kem fëmijët e mi. Nuk do të mund të shoh më kurrë fytyrën e tyre, apo të dëgjoj zërin e tyre".

Këto fjalë janë të Paul Njoroge, i cili humbi të gjithë familjen e tij kur fluturimi 302 i Ethiopian Airlines u rrëzua vetëm 6 minuta pas ngritjes nga Addis Ababa më 10 Mars. Në ngjarjen tragjike, humbën jetën 157 persona.

Sipas asaj që shkruan BBC, Paul tanimë jeton nëpër shtëpitë e miqve të tij dhe e ka të pamundur të kthehet në shtëpi. Ai nuk mund ta përballojë që të shohë këpucët e fëmijëve të tij që ndodhen ende në korridor, aty ku i lanë përpara se të niseshin për udhëtim. "Mund të shoh këmbët e tyre brenda në to ende. Nuk do të kthehem kurrë atje". Paul është në pritje që familjarët e tij t'i boshatisin shtëpinë.

ET302 ishte Boeing 737 Max i dytë që rrëzohej në një hark kohor prej 4 muajsh. I pari ndodhi në Indonezi, në Nëntor të 2018-s. Të dhënat paraprake zbuluan se shkak për të dyja këto aksidente ajrore ishte një problem në sistemin e kontrollit të fluturimit (MCAS).

Tanimë familjet e viktimave nëpër botë, duan të dinë përse 157 persona vdiqën në aksidentin e dyte. Ata kërkojnë shpjegime se përse u lejuan këto modele avionësh që të udhëtonin pas aksidentit të parë. Familjet e viktimave thonë se nuk duan dëmshpërblim, ata kërkojnë përgjigje./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT