Pilotja dhe prezantuesja e njohur amerikane, Jessi Combs ka gjetur vdekjen ndërsa u përpoq të vendoste një rekord të ri të shpejtësisë me një jet-car.

Vdekja është konfirmuar nga familja e saj, raporton BBC. Aksidenti fatal ndodhi në shkretëtirën Alvord, Oregon, por detaje të mëtejshme nuk dihen ende.

Comps në të kaluarën ka bërë përpjekje të ngjashme duke fituar pseudonimin e gruas më të shpejtë në botë mbi katër rrota.

Sipas raportimeve të mediave, Comps ishte duke u përpjekur të thyente rekordin e saj të mëparshëm të shpejtësisë në 2013, duke arritur në 637 km/orë. Në të kaluarën ajo kishte bërë disa përpjekje dhe në vitin 2018 kishte tejkaluar 773 km/orë por kjo performancë nuk mund të regjistrohej si zyrtare.

Që nga viti 2005 deri në 2009, ishte prezantuesja e reality show ‘Xtreme off-road 4×4’, program në të cilin të ftuarit mësonin si të modifikonin makinat për ti bërë më të shpejta dhe të fuqishme.

39-vjeçarja Combs mori pjesë në një sërë garash duke fituar emërtimin “Queen of Hammers” (Mbretëresha e Hammers)./tvklan.al