Familjaret e Andi Malokut kërkojnë dëmshpërblim

Familjarët e shoferit të prokurorit kanë dorëzuar padinë për dëmshpërblim në gjykatën e posaçme. Togat e zeza të kësaj gjykata që do të përcaktojnë shumën e parave që do të marrë familja e Malokut dhe po ashtu do të vendosin nëse padinë për dëmshpërblim do ta shqyrtojë gjykata e posaçme apo do të kalojë në gjykatën civile. Familja e 24-vjeçarit ka kërkuar që të dëmshpërblehen nga Redian Rraja dhe Ariol Halilaj, të cilat janë në qeli për atentatin ndaj prokurorit dhe mikut të tij.

Nisja e procesit gjyqësor ka dështuar për faktin se nuk është paraqitur në seancë viktima në këtë proces prokurori Arjan  Ndoj dhe Aleksandër Laho i njohur ndryshe si “Rrumi i Sukthit”.  Ky i fundit është një personazh i njohur në botën e krimit, por ndaj tij nuk ka një vendim fajësie nga drejtësia shqiptare. Dosja e dy të pandehurve është në duart e gjykatës së posaçme pasi ata dyshohet se janë paguar nga persona të tretë për të ekzekutuar prokurorin Arjan Ndoj dhe mikun e tij Aleksandr Laho.

Pas gati dy vitesh hetime në dosjen e SPAK nuk është përcaktuar se kush ishte në shënjestër e atentatit. Ndërkohë për këtë ngjarje prokuroria ka ndarë edhe një tjetër procedim penale për identifikimin e një personi të tretë që është filmuar duke u larguar me Redian Rrajën pasi kanë braktisur makinën me të cilën kryen atentatin në Shkalfan të Ishimit. 

Gjithashtu dëshmia e tre fëmijëve të mitur ka ngritur dyshime se menjëherë pas ngjarjes Rraja dhe presoni i paidentifikuar nga autoritetet janë takuar me disa persona të tjerë të cilët i kanë kërcënuar autorët e dyshuar pasi nuk e kanë bërë punën siç duhej.

Klan News