Kërkojnë dënimin maksimal të drejtuesit të mjetit

Shokët e 17 vjeçarit Enjo Saliaj i cili humbi jetën pasi u përplas nga një automjet mbrëmjen e 2 Shkurtit kanë protestuar para Gjykatës së Tiranës.

Ata kishin marrë informacion se Sildi Krashi, shoferi që shkaktoi aksidentin kishte seancën paraprake. Gjykata vendosi ta kalonte çështjen për gjykim. Krashi ka shprehur pendesë për ngjarjen dhe u ka kërkuar falje familarëve të viktimës.

Në ngjarjen e 2 Shkurtit, 17 vjeçari Saliaj ishte duke udhëtuar me monopatinë kur u aksidentua për vdekje. Drejtuesi i automjetit, Sildi Krashi i hoqi targën makinës dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Enjo Saliaj u dërgua në spital nga kalimtarë të rastit, por nuk mundi që t’u mbijetojë plagëve të marra. 

Enjo Saliaj është djali i Kudret Saliajt i cili u vra nga vjehrri Mexhi Picari në Qershor të vitit 2021. Ngjarja ndodhi në afërsi të Gjykatës së Tiranës. Vrasja e Saliajt, ndodhi për shkak se ky i fundit kërkonte të divorcohej me bashkëshorten Dhurata Saliaj. Kjo e fundit ndodhet në burg sepse ndihmoi babain e saj Mexhit Picarin për të kryer vrasjen.

Çifti Saliaj ishin prindër të 3 fëmijëve të mitur mes tyre edhe Enjon që humbi jetën nga aksidenti. Babë e bijë Dhurata Saliaj dhe Mexhit Picari janë duke u përballur me gjykatën.

Klan News