Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji. 40-vjeçari me iniciale D.Z. duke drejtuar makinën tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë rruga.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 3 fëmijët e tij të mitur, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./tvklan.al