Jo gjithmonë ceremonitë martesore shkojnë “vaj”, incidentet e vogla janë të pashmangshme. Një person në Uashington, SHBA ka humbur kontrollin teksa po zhvillohej ceremonia martesore e miqve të tij. I riu, i cili ishte një ndër shoqëruesit e dhëndrit ka humbur vetëdijen dhe ka rënë në tokë, duke thyer dy dhëmbët e parë.

Çifti dhe disa nga të pranishmit shkuan menjëherë pranë tij për ti dhënë ndihmën e parë.

Muzika u ndal dhe e gjithë vëmendja e dasmorëve u përqendrua drejt tij. Ai është mbajtur me kompresa me ujë të ftohtë për disa minuta. Më pasi ai shkoi në spital për të rikuperuar dhëmbët, ndërsa dasma ju rikthyer normalitetit.

/tvklan.al