Kirurgjia e hundës u vjen në shpëtim personave që kanë humbur shijen e nuhatjes për një kohë të gjatë, si pasojë e Covid-19. I tillë është dhe rasti i një banoreje londineze, e cila rrëfeu dhe ndjesitë e rikthimit të nuhatjes pas operacionit që kreu në hundë.

27-vjeçarja Penelope Newman deklaroi se falë ndërhyrjes, më në fund mund ti shijojë ushqimet që konsumon.

“Përpara se të kryerja ndërhyrje në hundë, kisha nisur të pranoja se nuk do kisha më mundësi të nuhasja ose ti shijoja gjërat në mënyrën me të cilat isha mësuar”, u shpreh Newman.

Penelope Newman

Më tej, ajo shton se për këtë arsye, ushqimi që gatuante për të ngrënë ishte i limituar dhe nuk mund të shkonte në restorant pasi nuk ndihej mirë.

Ndërhyrja në hundë për Newman rezultoi “shpëtimtar”, dhe ajo ndihet e çliruar që pas kaq shumë kohësh.

“Ndërmarrja e diçkaje drastike si operimi ishte një risk që duhet ta merrja për një shans sado të vogël që mund të më ndihmonte”, tha Newman.

Ky operacion, i njohur ndryshe si septorinoplastika funksionale përdoret kryesisht në korrigjimin e çdo devijimit të septunit të hundës, duke rritur madhësinë e rrugëve dhe rrjedhjen e ajrit që kontrollon erën e çdo ushqimi.

Për këto arsye, studuesit besojnë se ndërhyrje të tilla bëjnë të mundur rikthimin e shqisës së nuhatjes tek ata persona që u infektuan me Covid për një kohë të gjatë. /tvklan.al