Bardhyli humbi vajzën e tij 12-vjeçare në një aksident 6 vite më parë. Nga dhimbja, u largua për në Francë dhe procesin e dëmshpërblimit ia la ta ndiqte kushëririt të tij. Ky i fundit, siç u zbulua gjatë seancës së ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq”, nga shuma 135 milionë, i ka dorëzuar 50 milionë cash në dorë babait të Bardhylit, Ibrahimit.

Babë e bir u përplasën në rubrikën nga “E diela shqiptare” në Tv Klan sepse Ibrahimi nuk e besonte që Selimi, nipi i tij të ketë vjedhur paratë. Bardhyli, i ka kërkuar paratë babait të tij, por ai thotë se ia ka dhënë të gjitha. Situatën e zgjidh Eni Çobani.

Eni Çobani: Që nesër, bashkë me Bardhin, më vjen shumë keq, kërkoj edhe bashkëpunimin e zotit Ibrahim, do bëjmë një kallëzim penal pranë prokurorisë së rrethi gjyqësor Tiranë për zotin Selim Sala, por njëkohësisht edhe për avokatët përkatës. Njëkohësisht, në bazë të të gjithë dokumentacionit të paraqitur në këtë seancë ndërmjetësimi, do të shkojmë të paraqitemi dhe do të themi vetëm të vërtetën, do të shohim se ku ka shkuar kjo shumë.

Zoti Selim Sala, në qoftë se nuk erdhe këtu, në prokurori do vish se e ke detyrim ligjor dhe atje do të marrim vesh të vërtetën e madhe që në qoftë se ju nuk vini, do t’ua them unë shqiptarëve. Pra, ku kanë shkuar lekët e vajzës 12-vjeçare?  50 milionë ia ke lënë Ibrahimit pa prokurë, cash në dorë, 85 milionë zotëri, në qoftë se i ke marrë dhe i ke ngrënë, ka dhe Zot, por ka edhe ligj, kështu që do të përgjigjesh deri në fund për 85 milionët e Bardhit.

Bardhi edhe mund të ikë sepse ka edhe një djalë, edhe një vajzë, por unë jam këtu dhe deri në fund Bardhi, të premtoj me shumë emocion, që unë nuk do të të jap thjesht dhe vetëm atë që të takon, por do të të jap mbi të gjitha atë çlirim shpirtëror që ti ke për humbjen e vajzës që ti ke dhe shumën, që dhe shuma që ti ke fituar, po e them në fund, është pak për humbjen që ke pësuar./tvklan.al