Shënohen 23 mijë infektime të reja

Kthehet shifrat e frikshme të fazës së parë të pandemisë në Itali. Në 24 orët e fundit autoritetet italiane raportuan se kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 853 persona, shifra më e lartë kjo për gjatë gjithë fazës së dytë të pandemisë.

Të larta mbeten edhe infektimet ditore, pasi në 24 orët e fundit janë konfirmuar më shumë se 23 mijë raste të reja. Aktualisht Italia ka afro 800 mijë raste aktive, ndërsa mbi 3800 prej tyre janë në situatë kritike për jetën.

Tv Klan