Viktimat të dy nga 22 vjeç, bien nga lartësia e pallateve

Dy viktima janë regjistruar sot në Durrës dhe Vlorë. Në lagjen numër 3 të Durrësit një 21 vjeçar me incialet K.T u rrëzua nga kati i tetë i Pallatit.

Policia njofton se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkaqe aksidentale. Ndërsa trupi i pajetë është zbritur nga forcat zjarrfikëse pasi ra në tarracën e ndërtesës.

Në Vlorë rreth orës 10:00 në lagjen 24 Maji humbi jetën 22-vjeçarja Vivje Lamaj e cila ra nga kati i pestë i pallatit.

E reja ra mbi një makinë të parkuar poshtë pallati dhe gjeti vdekjen e menjëhershme. Policia e Vlorës njofton se ka nisur hetimet dhe se janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje të rëndë.

Tv Klan