Humbin jetën në aksident 2 persona

Foto nga vendngjarja

Humbin jetën në aksident 2 persona

15:50 10/04/2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të Shkodrës, në Kryebushat. Përplasja e dy makinave ka shkaktuar dy të vdekur dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, në aksident u përfshinë një automjet Nissan me një Audi. Viktimat janë dy gra, por identiteti i tyre nuk duhet ende. Të plagosurit janë L.K. 55 vjeç, E.P. 23 vjeç, J.P. 28 vjeç, B.M. 32 vjeç dhe P.Z. 66 vjeç. Të gjithë të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e Shkodrës, kurse policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por sipas të dhënave të para, njëra nga makinat ka bërë parakalim të gabuar.

Informacioni paraprak i Policisë së Shkodrës:

Më datë 10.04.2019 ora 14.35, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, ne vendin e quajtur Krye Bushat, janë perplasur mjeti tip Nissan me mjetin tip Audi, si pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit L. K. 55 vjeç, E. P. 23 vjeç, J. P. 28 vjeç, B. M. 32 vjeçe dhe P. Z. 66 vjeç, të cilët u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër

Gjithashtu si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen edhe dy shtetase të cilat akoma nuk dihet identiteti i tyre dhe janë dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /

tvklan.al





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi