Humbin jetën tre alpinistë – TV KLAN

Humbin jetën tre alpinistë

Tre alpinistë kanë humbur jetën në malin Everest, duke e çuar në shtatë numrin e të vdekurve përgjatë një jave. Sipas BBC, tre alpinistët humbën jetën për shkak të lodhjes kur po zbrisnin malin. Shifrat e personave që kanë humbur jetën në malin Everest janë të larta. Shtatë të vdekur në një javë, më shumë se shifra totale për gjithë vitin e kaluar. Nepali ka lëshuar 381 leje që kushtojnë 11 mijë Dollarë secila për t’u ngjitur në malin më të lartë të botës në kulmin e sezonit të alpinizmit.

Të enjten në këtë mal humbën jetën alpinistët Kalpana Das 52 vjeç dhe Nihal Bagwan 27 vjeç. Organizatori i turneut, Keshav Paudel i tha agjencisë së lajmeve AFP se Bagwan ishte bllokuar në trafik për më shumë se 12 orë për shkak të numrit të madh të alpinistëve, dhe ishte rraskapitur.

Numri i alpinistëve që ngjiten në malin Everest për vitin 2019 mund të kalojë rekordin e një viti më parë, kur 807 persona morën pjesë në këtë turne. Për shkak të numrit në rritje të alpinistëve që ngjiten në Everest dhe humbasin jetën, është kufizuar dhënia e lejeve për të marrë pjesë në turne gjatë sezonit pranveror. /tvklan.al

Kategori
BotaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione