“Stop” ka udhëtar drejt Boricës së vogël në Malësi të Madhe në shtëpinë e qytetarit Shan Pelini, të cilit pas 5 vitesh, i ndërpritet kempi.

Shan Pelini tregon se në vitin 2015 ka pësuar një aksident në punë dhe ka humbur njërën këmbë, dorën dhe njërin sy. Ai del në pension të parakohshëm dhe gjithashtu merr kempin, ndërsa gruaja e tij kujdestarinë.

Në vitin 2022, pagesa e kempit ndërpritet. Qytetari shprehet se nuk e kupton arsyen pasi ai nuk mund të kujdeset për veten në atë gjendje. 

Denoncuesi: Jam aksidentuar në 2015-ën. Duke punuar në frezë, kam humbur dorën, këmbën edhe syrin. Në Janar 2022 ma kanë këputur kempin sepse më kanë thënë se nuk e përfiton edhe më gjatë unë nuk e di. 5 vjet e përfitova dhe pas 5 vjetësh nuk e përfiton. Nuk më kanë pyetur asgjë. Kam shkuar atje, më kanë parë dhe më kanë thënë që del dhe ta çojmë përgjigjen në komunë. Kur ka ardhur këtu, më thanë që të ka ardhur përgjigjia negative. I kam përsëritur edhe njëherë dokumentat dhe tani e kam dërguar me e-mail që nuk e përfiton. Tjetër ankimim nuk kam bërë, por vetëm ju kam marrë ju për të më ndihmuar.  Çohu ti, hiqe syrin, këmbën, dorën dhe shërbeji vetes. A mund t’i shërbesh?

“Stop” u interesua nëDrejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social, ku thuhet se KMCAP i Nivelit të Parë të Para-Tetraplegjisë dhe Neurologjisë dhe KMCAP-i Epror për diagnozën “Amputacion” e kanë gjykuar jo përfitues të Statusit të Para-Tetraplegjisë. 

Statusi i Para-Tetraplegjisë përfitohet kur diagnoza është “Paraplegji/Tetraplegji”, ku paraplegjia nënkupton paralizë të anësive të poshtme, tetraplegjia nënkupton paralizë të dy anësive (të poshtme dhe të sipërme)./tvklan.al