Juventusi pësoi një humbje turpëruese në shtëpi nga Atalnata, me shifrat e thella 4-0. Një disfatë e hidhur për bardhezinjtë, e cila i nxjerr ata nga gara për titullin kampion.

Në deklaratën pas ndeshjes, trajneri i Juventusit Thiago Motta, kishte pretendime për gjykimin, duke thënë se penalltia që zhbllokoi takimin ishte e diskutueshme.

“E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë kundër një skuadre që donte të përfitonte nga gabimet tona. E turpshme që ndeshja u zhbllokua nga një penallti, për të cilën nuk dua të hyj në detaje, por është e diskutueshme.

Jemi skuadra e dytë më e re në kampionat, na ka munguar eksperienca sepse shkuam shumë larg, duke ia lënë fushën e hapur sulmuesve dhe futjeve të Atalantës. E dinim se do të përballeshim me një skuadër që nga fillimi do të luante me kundërsulme”, deklaroi Motta.

Pas kësaj humbje, Juventusi mbetet në vendin e katërt me 52 pikë, 6 pikë më pak se Atalanta e vendit të tretë.

/tvklan.al