Publiku reagon kundër trajnerit Southgate

Anglia me humbjen që pësoi në Itali zbriti një divizion më poshtë në Ligën e Kombeve. Por nuk është vetëm kjo, pasi përfaqësuesja e drejtuar nga Gareth Southgate nuk fiton prej 5 ndeshjesh dhe nuk ka shënuar asnjë gol në 3 të fundit. Një situatë shqetësuese që solli edhe fëshëllimat e tifozëve të pranishëm në “San Siro” pas disfatës 1 – 0 për Anglinë.

“Eshtë e vështirë të kuptosh arsyen pse nuk arritëm të shënonim, pasi patëm raste. E kuptoj reagimin e publikut, rezultatet e fundit nuk kanë qenë të kënaqshme.”

Kjo situatë ka lëkundur pozitat e trajnerit, më pak se 2 muaj para nisjes së Botërorit. Gareth Southgate shikohet nga hero që e çoi ekipin deri në finalen e Europianit në zero sipas mediave vendase. Humbje edhe për Gjermaninë, e para nën drejtimin e Hans Flick.

Hungaria ia doli të fitojë 1 – 0 në Lajpcig dhe mori kreun e renditjes, ndërsa përfaqësuesja gjermane nuk ka më mundësi ta mbyllë në vendin e parë Ligën e Kombeve.

Tv Klan