soni

Është ndarë nga jeta, pak orë më parë, babai i këngëtares Soni  Malaj.  Lajmin e bërë të ditur vetë artisja, me anë të një dedikimi prekës në instagram.

“Babai im i shtrenjtë, u largove shumë shpejt nga kjo jetë. Më le një dhimbje shumë të madhe. Ti ishe dhe do të mbetesh përjetë mbreti im”.

Ndërkaq, nuk kanë munguar mesazhet ngushëlluese nga fansat, miqtë dhe kolegët e saj, që i japin kurajo të bëhet e fortë për të përballuar këtë humbje të madhe./tvklan.al