Obeziteti është një faktor rreziku për prekjen nga sëmundjet kronike si sëmundjet e zemrës, diabetin dhe madje edhe kancerin.

Personat që vuajnë nga diabeti rrezikohen gjithashtu të preken  nga goditja në tru, sulmet në zemër, sëmundjet e veshkave dhe presioni i lartë i gjakut.

Sipas një studimi nga Universiteti John Hopkins, humbja e vetëm 5 deri 10 përqind të peshës së trupit mund të ndihmojë në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Dhe madje edhe njerëzit në fazën para diabetit, nëse arrijnë të humbin kilogramë, kjo zvogëlon rrezikun e zhvillimit të diabetit me 58 përqind.

Studiuesit besojnë se ekziston një lidhje midis yndyrës së trupit dhe hormoneve që rregullojnë nivelet e insulinës dhe oreksin. Kështu, kur humbni yndyrën, ju keni një kontroll më të mirë mbi nivelin e sheqerit në gjak.

Humbja e peshës nuk është e lehtë, prandaj njerëzit që vuajnë nga diabeti duhet të përpiqen të humbin peshë në mënyrë graduale dhe të mos provojnë ndonjë dietë ekstreme. Ndjekja e një diete ekstreme mund të ndikojë ndjeshëm në nivelin e sheqerit në gjak./tvklan.al