Klubi bardheblutë hedh poshtë gjithçka

Tirana pësoi një humbje me përmbysje 2-1 në Ballsh me Bylisin që u shoqërua me polemika për përcaktim rezultati në media dhe opinionin sportiv.

Bardheblutë e mbyllën pjesën e parë të sfidës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në avantazh 1-0, por më pas lojtarët e Bylisit shënuan 2 herë në të dytën ku ishin të favorizuar nga koefiçientët edhe kur po humbisnin.

Klubi reagoi zyrtarisht në faqen zyrtare duke i rrëzuar të gjitha këto akuza. Te Tirana do të ndjekin të gjithë procedurat ligjore për shpifjet e bëra mbi këtë sfidë dhe të hapur për organet kompetente.

Në këtë reagim shkruhet se këto tymnaja krijohen për të prishur harmoninë dhe pozitivitetin që mbizotëron në klub. Pritet të shikohet se si do të vijojnë ngjarjet për këtë përballje që pati polemika dhe akuza.

Tv Klan