Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar se nesër do të mblidhet Këshilli Drejtues i kësaj partie. Hoxhaj në një prononcim për mediat është shprehur se në mbledhje do të diskutohet për zgjedhjet e 14 Shkurtit, por dhe për punët që e presin PDK-në në të ardhmen.

Nesër është mbledhja e Këshillit Drejtues dhe që do të bisedohet zgjedhjet lokale kjo qëndron dhe kjo do të ndodhë.

Prej 14 Shkurtit ne kemi një debat të hapur në PDK rreth rezultatit zgjedhor se si do të sillemi si opozitë dhe çfarë qëndrime do të kemi edhe qëndrimet e djeshme ato diskutohen në Kryesi dhe Këshill drejtues”, tha Hoxha.

Teksa u pyet nëse do të ketë një dorëheqje të Kryesisë, Hoxha tha se kjo nuk është diskutuar, por nuk tregoi detaje për diskutimet që pritet të ndodhin nesër në Këshillin Drejtues.

Partia Demokratike e Kosovës pritet që të reformohet pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet e fundit. Ndërkohë që edhe LDK-ja ka pësuar ndryshime në strukturën e saj drejtuese dhe tashmë në krye është Lumit Abdixhiku./tvklan.al