Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Klaus Gjasula thotë se humbja 2 me 1 me Izraelin erdhi si pasojë e gabimeve.

Pas ndeshjes, ai tha për gazetarin e Tv Klan Erion Todhe se kushdo duhet të japë maksimumin në fushë.

“Në fund humbëm do ta respektojmë, bëmë gabime, kundërshtari nuk bëri gabime. Po të kishim fatin besoj do kishim fituar, nuk besoj që është vetëm fati. Secili duhet të japë çdo ndeshje maksimumin”, tha Gjasula. /tvklan.al