Ndeshja e Kombëtares me Izraelin ndan specialistët me analistët e futbollit. Për gazetarin Bashkim Tufa, loja e mirë nuk mjafton, ndërsa trajneri Ernest Gjoka e ka parë si ndeshjen më të mirë nën drejtimin e Panuccit.

“Ishte ndeshja e parë e Panuccit ndeshje e mirë, lojë shumë e mirë

“, thotë Ernest Gjoka.

“Lojë e dobët, nuk u konvertua në rezultat, pretendojmë më shumë nga sa kemi mundësi”,

shprehet Bashkim Tufa.

Por si gazetari Tufa, ashtu edhe trajneri Gjoka justifikojnë Panuccin.

“Guardiola po të ishte nuk e çon Shqipërinë në finale të Europianit

“, thotë gazetari.

“Ishte ekip bindës për të ardhmen”

, shton trajneri Gjoka.

Duke e parë si thuajse të pamundur kualifikimin më tej në Ligën e Kombeve, mbetet për të shpresuar për të ardhmen.

Bashkim Tufa:

Futbolli shqiptar ende s’është gati për finalet. Federata të ndryshojë objektivat për të rritur nivelin”.

Ndeshja e fundit e Kombëtares për Ligën e Kombeve do të jetë kundër Skocisë më 17 Nëntor, takim që do të luhet në “Loro Borici” të Shkodrës.

Tv Klan