Humbja me Pogradecin i ka kushtuar shtrenjtë trajnerit Andrea Agostinelli te Flamurtari. Klubi vlonjat ka njoftuar shkarkimin e teknikut italian.
Vendimi ka ardhur menjëherë pas humbjes 2-1 ndaj Pogradecit, ndërsa në njoftim thuhet se palët kanë shkëputur bashkëpunimin me marrëveshje.
“Andrea Agostinelli nuk do të jetë më trajner i Flamurtarit. Klubi dhe trajneri kane shkëputur bashkëpunimin me marrëveshjen. Falenderojmë trajnerin Andrea Agostinelli dhe stafin për punën e përkushtuar deri tani”, thuhet në njoftimin e klubit.
Flamurtari mban vendin e dytë në Kategorinë e Parë dhe është pranë rikthimit në elitë. Për pjesën e mbetur të sezonit, skuadra pritet të drejtohet nga Artim Pollozhani. /tvklan.al