Humbja ndaj Spanjës nuk ka lënë një shije të hidhur te kombëtarja e Kosovës. Trajneri i përfaqësueses Dardane, Bernard Shalland u shpreh i lumtur se drejton këtë grup lojtarësh dhe se loja në fushën e blertë nuk ka prodhuar rezultatet e kërkuara.

“Kemi luajtur si grup dhe shumë mirë në mbrojtje. Ekipi krijoi shumë raste për shënim, por nuk ia arritëm dot. Mendoj se jemi në rrugë të mbare, me një skuadër të mirë. Kemi luajtur futboll te bukur. Jam i lumtur me ndeshjet, por jo me pikët. Jam mirë në Kosovë dhe nuk ka arsye që të largohem për momentin. Kam kënaqësinë që e drejtoj këtë skuadër”.

Pas 5 xhirove të para, Kosova mban vendin e katërt me 4 pikë në grupin B. Dardanët numërojnë 5 pikë më pak se vendi i dytë që të dërgon në Play Off, pozicion që aktualisht mbahet nga Suedia.

Klan News