Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur sot në selinë blu strukturat e partisë. Mësohet se në takim me Bashën kanë qenë kryetarët e degëve të PD në rrethe dhe sekretarët, të cilët kanë pasur rol gjatë periudhës së fushatës zgjedhore.

Mësohet se në takim është diskutuar për zgjedhjet e 25 Prillit dhe është bërë një analizë për rezultatin e marrë në to. Po ashtu burime për Klan News bëjnë me dije se është diskutoar që të PD të mos njoh rezultatin e zgjedhjeve.

Ky është takimi i parë i Bashës me krerët e degëve pas humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit.  Partia Demokratike arriti që të merrte 59 mandate në zgjedhjet e 25 Prillit dhe ky rezultat ka rikthyer edhe njëherë zërat për largimin e Bashës nga drejtimi i PD.

Kreu i PD pas zgjedhjeve në një deklaratë nuk ka treguar ende vendimin që ka marrë, por zyrtarë të lartë të PD kanë hedhur akuza për vjedhje votash që për ta është një masakër elektorale./tvklan.al