Shqipëria pësoi një humbje në minutat e fundit e shkaktuar nga të zotët e shtëpisë Franca, që siguron kualifikimin.

Kombëtarja u mund me rezultatin 2 – 0 pas një takimi të luftuar deri në fund.

Prania e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani dhe mijëra tifozëve shqiptarë në stadiumin “Velodrome” nuk u gëzuan me një rezultat pozitiv.

De Biasi e nisi me ndryshime takimin në dallim me sfidën me Zvicrën. Memushaj dhe Lila në vend të Xhakës dhe Roshit. Kapiteni Cana i pezulluar u zëvendësua nga Ajeti. Franca e filloi me presion, por duke hasur në mbrojtjen e organizuar shqiptare.

Aksionet e kundërshtarit u bllokuan më së miri nga kuqezinjtë. Shqipëria nga ana tjetër u organizua me kundërsulme të rezikshme duke krijuar edhe raste për gol. Loja e mirë e mesfushës dhe mbrojtjes krijoi një siguri për Kombëtaren.

Pjesa e dytë nisi më e shpejtë për Francën, ndërsa Deschamps nisi me ndryshimet të cilat i dhanë më shumë ritëm lojës. Shqipëria u mbyll në mbrojte duke u munduar të rrezikojë, madje Memushaj ishte shumë pranë golit në minutën e 52’.

Francezët goditën disa herë portën, por mbrojtësit dhe portieri Berisha nuk u zunë në befasi. Të dy trajnerët me kalimin e minutave kryen të gjitha zëvendësimet.

Pogba dhe Grizemann i japin më forcë sulmit. Ishte pikërisht ky i fundit që realizoi golin në minutën e fundit të kohës së rregullt duke hedhur poshtë të gjithë sarkificën e lojtarëve shqiptarë.Sulmuesi i Atletico Madrid gjen hapësirën në mbrojte duke kaluar Berishën.

Në kohën shtesë kur Shqipëri u përpoq të barazonte duke harruar mbrojtjen.

Payet realizoi golin e sigurisë në sekondat e fundit, duke vulosur fitoren. Një humbje që nuk mbyll gjithçka, pasi duhet pritur ndeshja e fundit me Rumaninë më 19 Qershor për të shpresuar për të kaluar më tej si vend i tretë.

TV Klan