Humbje mes nacionalistëve në zgjedhjet në Bosnje


Humbje mes nacionalistëve në zgjedhjet në Bosnje

08:50 03/10/2022

Në zgjedhjet për presidiumin shtetëror trekrerësh në Bosnje-Hercegovinë duket se disa kandidatë nacionalistë kanë pësuar humbje, sipas raportimeve në media.

Pas numërimit të 61% të votave në garën për vendin boshnjak në presidiumin shtetëror me tre vende të Bosnje-Hercegovinës kryeson Denis Becirovic me 55% të votave para kandidatit të partisë nacionaliste-myslimane, SDA Bakir Izebtbegovic, që ka arritur vetëm 41% sipas llogaritjeve paraprake. Raportimet lokale bazohen në të dhënat e selive të partisë, që kanë rezultate paraprake. Të hënën priten rezultatet zyrtare.

Fitorja e Becirovic do të nënkuptonte që pas 12 vjetësh asnjë politikan i SDA-së nuk do të përfaqësohej më në presidium. Ndërsa sipas rezultateve paraprake për vendin kroat në presidium kryeson reformuesi, Zeljko Komsic me 67% të votave.

Vendi serb në presidium do të mbetet në duart e nacionalistëve. Kandidatja e SNSD-së qeverisëse, Zeljka Cvijanvocic ka arritur deri në llogaritjet e fundit 60% të votave. Ajo konsiderohet si e besuara e separatistit serb, Milorad Dodik, që ka pasur deri tani vendin serb në presidium. Dodik ka kandiduar për postin e presidentit në pjesën serbe të vendit dhe sipas raportimeve kryeson.

Sistem zgjedhor kompleks

Zgjedhjet ne Bosnje-Hercegovinë janë zhvilluar para tensioneve etnike në rritje. Votimet ishin aq të komplikuara sa vetë vendi. Në nivelin e institucioneve të përbashkëta votuesit kanë dhënë votën e tyre jo vetëm për presidiumin shtetëror, por edhe për parlamentet e pjesëve përbërëse të vendit, si edhe dhe për zgjedhjen e presidentit në Republikën Srpska dhe administratën e kantoneve në Federatën Kroato-Boshnjake. Sistemi kompleks dhe shumë pak funksional në Bosnje-Hercegovinë pasoi Marrëveshjen e Dejtonit në vitin 1995, me të cilën iu dha fund luftës civile në vitet 90-të. Këshilli i Sigurimit të OKB-së emëron nga viti 1995 një Përfaqësues të Lartë Ndërkombëtar. Aktualisht mandatin e mban ish-ministri gjerman i Bujqësisë, Christian Schmidt./DW












Të ngjashme