Kombëtarja e basketbollit të femrave pësoi një humbje të denjë për rekordet Guines në kualifikueset e Europianit 2019. Vajzat kuqezi u mundën me rezultatin e thellë 148 – 35 nga Rusia të mërkurën në takimin e luajtur në qytetin e Permit. Kjo është diferenca më e thellë  e shënuar ndonjëherë në një kompeticion zyrtar.

Një ndeshje e dominuar nga skuadra vendase me 113 pikë diferencë. Me këtë disfatë të thellë Shqipëria qëndron në fund të klasifikimit dhe është e eliminuar pas 4 humbjeve radhazi.

Dy ndeshjet e mbetura që do të luhen në nëntor të këtij vitit me Hungarinë në shtëpi dhe Lituaninë në transfertë shërbejnë vetëm për statistikë. Rusia kryeson Grupin C me pikë të plota.

Tv Klan