Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Thuajse 25% e fitimit të bizneseve, njerëzve që i drejtojnë i humbet në zyrat e tatimeve. Pa shkelur ligjin është një kosto e biznesit që vjen nga zvarritja që u bëhet nga administrata. Është quajtur pagesë mirësjellje për të mbaruar punë shpejt, por brenda ka korrupsion. Forumi Shqiptar Social-Ekonomik ka publikuar studimin për nxitjen e biznesit në iniciativën anti-korrupsion, ligje të paqarta, evazive, që lënë boshllëk për t’u orvatur gjatë.

“Po thjesht që të mos vonohet nëpër zyra nga njëra tek tjera dhe ai kishte llogaritur që në biznesin e tij, këto pagesa arrinin në 10% të fitimit të tij. Ndërsa pagesa e dytë ishte për ato, kur problemet ligjore janë të tilla, që ligjet kanë ose vakum, ose boshllëk, ose kanë disa përplasje dhe mosakordanca me njëra-tjetrën dhe për të zgjidhur këto lloj problemesh, ai llogariti që arrinin deri në 15% të fitimit të biznesit të tij”.

Heqja e pengesave administrative për investimet do të vinte sipas këtij forumi vetëm duke ndëshkuar punonjësit e administratës që nuk është një, por duhet bërë shembull./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti