Shefi i diplomacisë hungareze Peter Szjarto shprehu hapur revoltën e tij ndaj atyre që i etiketoi si shtetet e veriut të BE-së pasi kryeministrat, ministrat e Punëve të Jashtme në Këshillin Evropian, e lanë në vendnumëro çështjen e zgjerimit të BE-së.

Fatkeqësisht, thekson Szjarto, vendet e Evropës Veriore dhe Perëndimore ende nuk duan zgjerim, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk i qëndruan objektivave as kësaj radhe për negociatat me shqiptarët dhe maqedonasit e veriut.

BE-ja ka nisur që të rrëshqasë në faktin se politika e Ballkanit Perëndimor sipas disa shteteve anëtare duhet të përbëhet nga arsimi kultura dhe sanksionet. Kjo qasje aspak e imagjinueshme është po ashtu e rrezikshme. Ne hungarezët i mbajmë mend mirë pasojat tragjike kur bota perëndimore dëshiron ta ndëshkojë Ballkanin Perëndimor.

Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ende nuk kanë nisur, me serbët na thanë se kanë hapur katër kapituj të rinj negociatash nga 35 gjithsej ndaj kjo për nuk është një ngushëllim.

Szjarto ka një mesazh edhe për homologen e re gjermane, Annalena Baerbock që ka kërcënuar me sanksione së fundmi Milorad Dodik, liderin e  Republikës Serbe të Bosnjës.

“Ne jemi të shqetësuar për deklarata të tilla, sepse Bosnja dhe Hercegovina është afër nesh. Ruajtja e stabilitetit dhe paqes aty është interesi ynë themelor përsa i përket sigurisë rajonale. Berlini është më larg, por jo aq larg sa nuk mund të fluturosh nga atje në Banja Luka në asnjë moment. Duke fluturuar dhe për negociata Duke biseduar me serbët boshnjakë. Me ta dhe jo për ta. Ndoshta kjo e ndihmon zonjën Baerbock për të kuptuar nga afër situatën”.

Sipas tij BE mund të vendos sanksione kundër kujtdo vetëm me vendimin unanim të shteteve anëtare dhe sa për të qenë të qartë, ia vlen ta qartësojmë: Hungaria nuk do të japë mbështetjen e saj për asnjë lloj sanksionesh kundër liderit të serbëve boshnjakë Milorad Dodik.

Nëse bëhet një propozim i tillë, ne do ta vendosim veton ka kërcënuar numri një i diplomacisë hungareze. Për Hungarinë duhet të vijojë politika e zgjerimit dhe jo sanksionet ndaj liderëve që kanë mbështetje popullore në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Klan News