Budapesti mbetet kundër vendosjes së një embargoje të BE-së për naftën dhe gazin e importuar nga Rusia, tha zëdhënësi i qeverisë Zoltan Kovacs.

“Qëndrimi hungarez në lidhje me çdo embargo të naftës dhe gazit nuk ka ndryshuar: ne nuk i mbështesim ato“, tha ai.

Një embargo totale ndaj dy lëndëve djegëse ruse po shqyrtohet aktualisht nga Komisioni i BE-së për t’u përfshirë në raundin e gjashtë të sanksioneve kundër Moskës.

Ministrat e Energjisë së BE-së shpresojnë të arrijnë një qëndrim të bashkuar për gazin dhe naftën ruse nëpërmjet një sërë bisedimesh urgjente këtë javë.

Megjithatë, Ministri i Ekonomisë së Gjermanisë, Robert Habeck pranon se nuk ka një pikëpamje unanime midis 27 vendeve të bllokut për ndalimin e furnizimeve me energji ruse.

Vendet e tjera nuk janë ende atje dhe mendoj se kjo duhet respektuar. Në rastin e gazit, për shembull, ne nuk do të ishim gati”, thotë ai.  

Moska vazhdon të deklarojë se blerësit e huaj të gazit duhet të paguajnë në bankën e saj private, Gazprombank, e cila konverton çdo dollarë ose euro në rubla. Komisioni Europian sugjeron se vendet europiane që përmbushin kërkesat bankare të Moskës mund të shkelin sanksionet e BE-së./tvklan.al