Parlamenti i Hungarisë miratoi të martën një ligj që ndalon marshimet e komunitetit LBGTQ+, por edhe evente të tjera të përbashkëta të tyre.

Legjislacioni, i mbështetur nga partia e Kryeministrit Victor Orban kaloi me 136 vota pro dhe 27 kundër dhe asnjë abstenim.

Gjate procesit te votimit u shënuan incidente, pasi ligjvënësit e opozitës hodhën bomba tymuese në dhomën e parlamentit. Pjesëmarrja në ngjarje të tilla do t’u kushtojë këtyre personave gjoba deri në 503 Euro.

Autoritetet mund të përdorin mjete për njohjen e fytyrës për të identifikuar këta persona dhe për të vijuar më pas me procedurat e tjera ligjore.

Qeveria e Hungarisë synon të promovojë vlerat tradicionale të familjes dhe këtë e konsideron “çmenduri gjinore” duke argumentuar se politikat e saj janë krijuar për të mbrojtur fëmijët.

Amnesty International e cilësoi projektligjin një sulm ndaj komunitetit LGBTQ+.

Klan News