Volejbollisti kryesor në fitoren e Olimpiakos

Gazmend Husaj e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin e volejbollit në Greqi.

Ekipi i tij, Olimpiakosi fitoi 3 – 0 me sete në fushën e Paokut këtë të hënë. Kapiteni i Kombëtares realizoi 20 pikë, duke u zgjedhur edhe si lojtari më i mirë.

Një debutim i shkëlqyer i Gazmend Husajt, i cili u transferua këtë sezon te kampionët e Greqisë. Husaj do të ketë mundësinë të tregojë vlerat edhe në CEV Kap me Olimpiakosin.

Tv Klan