“Hyatt” marrëveshje me “Kastrati Group”

Vjen në Shqipëri një nga brandet e hotelerisë së njohur në botë

“Hyatt”, një nga brandet më të njohura të hoteleve me 5 yje në botë do të marrë menaxhimin e ish-Hotel Sheraton, në pronësi të “Kastrati Grup”. Përfaqësuesit e kompanisë “Kastrati” thonë se ofertat nuk kanë munguar edhe nga emra të tjerë të njohur në fushën e hotelerisë, por zgjedhja i takoi “Haytt”-it, dhe jo rastësisht.

Vetë përfaqësuesit e kompanisë “Haytt” premtojnë se do ta kthejnë në një histori suksesi të parin hotel me 5 yje në vend. Afrimin e brandeve të tilla si “Haytt”, apo “Marriott” në Shqipëri ministri i Turizmit e sheh si çështje besimi në atë që të ofron vendi ynë.

Kryeministri, i cili pranon se sfida më e madhe e turizmit në vend është shërbimi. Por që sipas tij mund të tejkalohet me fokusin tek turizmi elitar. Dhe këtu përpiqet të mos lejojë asnjë keqkuptim.

“Shumëkush e ngatërron përqendrimin tonë dhe politikën mbështetëse për hotelet dhe resortet me 5 yje me mbështetjen për të pasurit. Në fakt, krejt e kundërta është e vërtetë. Hotelet dhe resortet me 5 yje janë elita e një industrie, jo thjesht sepse ofrojnë kushte shumë herë më të mira sesa nivelet e tjera, por sepse sjellin edhe shumë më tepër të ardhura në funksionimin e kësaj industrie, sjellin punësim më cilësor, sjellin ekonomi të lidhur të territoreve me konsumin e tyre dhe sjellin një kategori turistësh që janë të prirur të shpenzojnë shumë më tepër brenda ditës sesa kategoritë e tjera. Pra, mbështetja e hoteleve me 5 yje me politikën tonë të re të incentivave domethënës dhe shumë konkurrues në të gjithë rajonin është pjesë e strategjisë së rritjes së kësaj industrie, në funksion të rritjes ekonomike dhe të punësimit në vendin tonë.”

Rama përsërit bindjen se pas një dekade turizmi do të jetë burimi kryesor i rritjes ekonomike të vendit.

Tv Klan

Kategori
EkonomiTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*