19 vjeçarja studente: Konfliktet pasi donte të më fejonte me zor

Policia e Durrësit deklaroi se Hygerta Meta mori përsipër vrasjen për të shpëtuar të vëllain e saj. 19 vjeçarja ka thënë se sherri me të atin ka nisur prej kohësh për shkak se donte ta fejonte me zor me një djalë emigrant.

“Donte të më martonte me një djalë që nuk e doja. E vetmja mënyre ishte të arastisesha nga shtëpia…”

Gjatë marrjes në pyetje studentja gënjeu hetuesit duke deklaruar se ishte ajo që e vra babain dhe se krimin e kishte kryer e vetme.

Gjatë rimarrjes në pyetje 19 vjeçarja ka thënë se e ka qëlluar babanë brenda kasolles me pistoletën e shërbimit pasi i ati punonte si roje. Por në fakt policia theksoi se vrasja kishte ndodhur në katin e dytë të banesës dhe më pas trupi është dërguar për t’u gropusur pranë kasolles.

Ngjarja ka tronditur familjarë e të afërm të viktimës. Vjehrri i motrës së 19 vjeçares deklaroi më herët se nuk e besonte që është ajo autore e e vrasjes.

Të tjerë thanë jashtë kamerës se Pëllumb Meta ishte person autoritar dhe askush në familje nuk ia kthente fjalën.  Familja Meta është me origjinë nga Kruja ndërsa prej vitesh jeton në Shënavlash të Durrësit. Pëllumb Meta ishte baba i katër fëmijëve, dy djem dhe dy vajza, ndërsa punonte në tregun e makinave në Shënavlash si roje.

Klan News