Duke filluar nga dita e sotme, kush ndërton pa leje rrezikon 1 deri 8 vjet burg. Kjo pasi prej sot ka hyrë në fuqi ndryshimi në Kodin Penal, për veprat penale që cënojnë regjimin juridik të tokës dhe të ndërtimeve.

Për ata që do të ndërtojnë pa leje në tokën e tyre, ligji parashikon 1 vit burg. Ndërsa edhe më të ashpra janë dënimet për ata që ndërtojnë për qëllime fitimi në tokë shtetërore, apo të dikujt tjetër. Në këtë rast, dënimet shkojnë nga 2 – 8 vjet burg.