Jahmir Hyka ishte frymëzuesi i Luzern në fitoren e thellë 5 – 1 me Vaduz në javën e 26 të Superligës së Zvicrës. Mesfushori shqiptar ishte ai që fitoi 11-metërshin që hapi serinë e golave, por shënoi edhe golin e fundit për vendasit. Një paraqitje e shkëlqyer e Hykës, i cili në këtë kampionat ka shënuar 3 gola.

Te Vaduzi mungonte Armando Sadiku. Sulmuesi i Kombëtares kishte mbushur numrin e kartontëve. Albion Avdijaj hyri në fushë gjatë pjesës së dytë. Në formë është paraqitur edhe futbollisti i Kombëtares Burim Kukeli.

Mesfushori realizoi në fitoren 4 – 0 të Zurich me St. Gallen. Kukeli nuk shënonte prej 1 viti e gjysmë. Kjo fitore e largon pak Zurich nga zona e rënies nga kategoria ku më të rrezikuarit janë Vaduz dhe Lugano.

Endrit Sauku, Tv Klan