Klosi: Shkolla profesionale në Sarandë për të ofruar shërbim më të mirë

Sot ka hyrë në fuqi ligji për turizmin detar dhe heqjen e TVSH së jahteve. Ndaj Ministri Blendi Klosi, e ka cilësuar si një ditë shumë të rëndësishme, pasi do t’i japë një shtysë të re turizmit dhe ekonomisë. Sipas tij do të ngrihen edhe shkolla profesionale për të rritur cilësinë e shërbimit në këtë sektor.

Këto deklarata, Ministri i tha gjatë takimit me task-forcën për turizmin, ku bëri dhe apel për ruajtjen e masave dhe zbatimin e protokolleve për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Në Fletoren Zyrtare është publikuar protokolli i masave anticovid-19 për sezonin turistik. Çadrat dhe ndenjëset e pushuesve duhet vendosen rreth 7 metra nga bregu i detit, lumit apo liqenit, ndërsa hapësira nga çadra në çadër nuk duhet të jetë më e vogël se 3.5 metër. 1 dush me ujë të ëmbël ku të ketë sapun dhe xhel higjienizues duhet të jetë në dispozicion të pushuesve për çdo 100 çadra. Krevatet e plazhit duhet të dezinfektohen në mënyrë periodike.

Të qarta janë rregullat edhe për baret e restorantet. Personeli i shërbimit duhet të jetë i pajisur me maska dhe doreza të higjienizuara gjatë të gjithë periudhës së shërbimit. 

Klan Plus