Nga e marta, gjoba për ata që thyejnë urdhrin

Ora 18:00 e së hënës shënoi nisjen e ndalimit të qarkullimit edhe për këmbësorët. Rrugët e Tiranës u zbrazën. Rrallë shihej ndonjë kalimtar. Më së shumti ishin persona që kishin mbyllur punën dhe po ktheheshin në shtëpi.

Kjo është pamja e bulevardit Dëshmorët e Kombit, që pas mungesës 5 ditore të makinave, i mungojnë tashmë edhe kalimtarët dhe në një ditë të zakonshme do të ishte krejt ndryshe.

E njëjta situatë edhe në qytetin e dytë më të madh në vend, Durrësi. Edhe aty mbrëmja e së hënës i gjeti qytetarët në shtëpi. Të rralla kanë qenë lëvizjet edhe në qytetin bregdetar.

Elbasani, një tjetër qytet i madh u zbraz gjithashtu.

Në Fletoren Zyrtare është publikuar edhe një ndryshim në aktin normativ, duke sanksionuar gjoba prej 10 mijë lekësh të reja për këmbësorët që shkelin urdhrin dhe bllokim për 3 muaj të automjetit, çiklomotorrit ose biçikletës, nëse e disponon një të tillë.

Për ata që frekuentojnë parqet apo qendrat e hapura, gjoba shkon në 20 mijë lekë. Gjobat hyjnë në fuqi nga dita e martë.

Tv Klan